Tiranë, 21 dhjetor, NOA – Kaskada e Drinit vazhdon ende që të jetë e mbingarkuar me sasi uji, të cilat i kanë afruar ato pranë niveleve maksimale.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, në liqenin e Fierzës, uji ka arritur në sasinë e nivelit prej 284.23 metrash.
Ndërsa prurjet në liqen vazhdojnë me 1100 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 444 m3/sek.
Ndërsa në hidrocentralin e Komanit, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.44 metrave, ndërsa prurjet shënohen të jenë me 948 m3/sek dhe shkarkimet me 948 m3/sek.
Kurse në Vaun e Dejës niveli i ujit shënon 73.10 metra me prurje prej 1238 m3/sekondë dhe shkarkime me 933 m3/sekondë.
n.e/NOA