Bon, 22 Dhjetor 2010 NOA - Bordi Mbikëqyrës i Deutsche Telekom mori vendim të zgjatë për pesë vjet kontratën e Rene Obermann si Kryetar i Bordit Drejtues të Deutsche Telekom AG.
“Rene Obermann ka bërë punë të shkëlqyer në këto vite,” tha prof. Ulrich Lehner, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Deutsche Telekom dhe shtoi: “Ai është personi i duhur për të ardhmen e kompanisë, pasi tek ai ndërthuren njohja e tregut me vendosmërinë dhe vullnetin për të vendosur ekuilibër ndërmjet interesave të ndryshme. Ai do ta drejtojë Grupin drejt sukseseve më të mëdha.”
Kurse Rene Obermann u shpreh: “Falënderoj Bordin Mbikëqyrës për këtë provë besimi dhe vlerësimin e punës time të deritanishme. Do të vazhdoj përpjekjet për suksesin e mëtejshëm të Deutsche Telekom, me mbështetjen e kolegëve të Bordit Drejtues dhe të çdo punonjësi”.
Më tej, z.Obermann nënvizoi: “Do të implementojmë vazhdimisht strategjinë tonë, do të vëmë në përdorim rrjete të shpejtësisë së lartë dhe produkte inovative për të krijuar hapësira të reja rritjeje për Grupin, e për të kompensuar rënien në hapësirat e rregulluara rreptësisht. Vitet që vijojnë do të vazhdojmë transformimin e Deutsche Telekom”.
e.r/NOA