Suedi, 21 dhjetor NOA - I riu LG Optimus 2X, smartphoni Android me procesor dual-core Tegra 2 i cili u prezantua javën e kaluar, u shfaq orët e fundit në sitin e një investuesi të madh suedez.
Ky prezantim ka bërë të mundur në këtë mënyrë që çmimet e para të mund të vendosen për këtë lloj celulari, kur ai të jetë i disponueshëm zyrtarisht në treg.
Kështu LG Optimus 2X do të shitet për një çmim prej 550 eurosh, në version e lirë pa asnjë lloj kontrate.
Megjithatë tregu suedez është i njohur për çmimet e ulëta të telefonave celularë, ku me shumë mundësi ai mund të lançohet me një çmim akoma dhe më të ulët.
r.b/NOA