English

Mbi 200 OJQ reagojnë kundër raportit të Martyt

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA - Në emër të mbi 200 organizatave jo qeveritare dhe mbi 2 mijë aktivistëve, Koalicioni për Demokraci ka reaguar ndaj deklarimeve publike të raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni konsiderojnë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përfaqësuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe njëherësh ka qenë simbol i luftës së pastër.

“UÇK-ja ka qenë, është dhe to të mbetet personifikim qytetar i luftës për liri, dinjitet dhe mbrojtje të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e Koalicionit për Demokraci.

Teksti origjinal i Deklaratës do t’i dërgohet edhe Këshillit të Evropës.

NOA

KOMENTE