Tiranë, 21 Dhjetor 2010 NOA – Ministria për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit njoftoi sot se ditën e nesërme, e mërkurë, 22 dhjetor 2010, ora 09:30, në hotel Tirana International, salla Teuta, ministri Genc Pollo do të jetë i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për portabilitetin e numrit, organizuar nga AKEP.
”Portabiliteti ose bartshmëria e numrit personal të celularit do të thotë që një klient i një operatori celular, (Vodafone, AMC, Eagle) nëse i pëlqen shërbimi i një operatori tjetër, mund të ndërrojë operatorin, duke e ruajtur numrin e tij. Pra, me portabilitetin, numri nuk do të jetë më pronë e një operatori”, - thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë që drejtohet nga Pollo.
e.r/NOA