English

OBRIE: Dick Marty, bën mirë të hetojë krimet serbe

Shkup, 21 dhjetor, NOA - Deputeti zviceran i Këshillit të Evropës, Dick Marty, bën mirë të hetojë më parë krimet serbe të luftës dhe pastaj të aludojë për ato që mund të kenë kryer shqiptarët ndaj tyre.

I tillë ka qenë reagimi i aktivistëve të Organizatës për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) me seli në Maqedoni, ndaj raportit të Dick Marty.

Sipas tyre, propozim raporti për Kosovën i përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, është skandaloz, i njëanshëm dhe i pabazë.

“Ky raport dëmton rëndë marrëdhëniet dhe raportet mes vendeve të Ballkanit duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në këtë rajon”, thuhet në reagimin e OBRIE.

Kjo organizatë vijon më tej, duke i përmendur Dick Martyt rreth 300 mijë të vrarë dhe të masakruar në Bosnjë-Hercegovinë, si edhe afro 15 mijë të vrarë mizorisht në Kosovë, 800 mijë të dëbuar dhe terrorizuar dhunshëm nga trojet e tyre, shtëpi të djegura etj.

Duke i kujtuar atij edhe varret masive të shkaktuara nga Serbia, gjatë konflikteve të përgjakshme në vitet ’90.

n.e/NOA

KOMENTE