English

Operacion anti-terrorizëm, ekzekutohen 12 arrestime

Britani e Madhe, 21 dhjetor NOA - Në Britaninë e Madhe janë kryer 12 arrestime të cilat kanë qenë pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit të realizuara në katër qytete përfshirë Londrën dhe Cardiff. Lajmi u njoftua nga policia në Birmingham.

Në prag të festave të vitit të ri, një alarm terrorizimi është hapur në shumë vende pas informatave të Interpolit, e cila ka lëshuar mundësinë e sulmeve të Al-Kaidës në Evropë dhe në SHBA.

Siç u tha nga policia e West Midlands, kanë përfunduar në pranga pesë persona nga Cardiff (Uells), katër nga Stoke (Angli qendrore) dhe tre në Londër.

“Të gjithë u arrestuan me dyshimin se kanë përgatitur apo nxitur një sulm terrorist në Mbretërinë e Bashkuar”, - tha një zëdhënës i policisë.

r.b/NOA

KOMENTE