English

OSBE: Zgjedhjet në Bjellorusi, me mjaft probleme

Vjenë, 21 dhjetor, NOA - Organizata Evropiane për Bashkëpunim dhe Siguri, OSBE, ka deklaruar se zgjedhjet në Bjellorusi kanë patur probleme mjaft serioze.

Sipas vëzhguesve të saj që ndoqën zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi, të cilat u fituan nga presidenti aktual, Alexandër Lukashenko., probleme ka patur pikërisht numërimi i votave.

Nga ana e saj, kryediplomatja evropiane Catherine Ashton ka dënuar dhunën që shoqëroi protestat e opozitës në shesh, pas shpalljes së rezultatit të fituesit.

Ndërkaq, Ashton ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve nga autoritetet e Bjellorusisë.

n.e/NOA

KOMENTE