English

Pasqyra e Shtypit, 21 Dhjetor 2010

Tiranë, 21 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor diskutimin dje në komisionin e Ligjeve të ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet dhe dështimin e tij, shoqëruar me reagimin e Ramës.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i intervistës së dhënë nga kryesocialdemokrati Skënder Gjinushi, i cili flet për PPSH, Ramiz Alinë dhe pluralizmin. Por trajtohet edhe ngritja e xhamisë së re në Tiranë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zbulohet dokumenti i HRV: Basha u mor personalisht me vendburgosjet e ilegalëve në Veri të Shqipërisë”, i cili shton akuzat ndaj Bashës në lidhje me çështjen e të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”.

“Berisha tallet me PS, rrëzon komisionin hetimor”, është një artikull që citon incidentin e ndodhur dje në komisionin e Ligjeve për dështimin e ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet.

“Bjellorusi/ Opozita mësyn pallatin e Llukashenkos” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Hetimi i zgjedhjeve/ SHBA: Kemi paketën e kompromisit PD-PS”, i cili flet për reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj zgjidhjes së ngërçit politik në vend.

“Mustafaj: Berisha premtoi kryetar me dy mandate në 1991, tani jemi pa Kryesi dhe pa Këshill Kombëtar ”, është një tjetër artikull i gazetës që citon intervistën e dhënë nga përfaqësuesi i së djathtës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Xhamia e Re, Rama: Do ketë 4 kate nën tokë”; “Konflikti për një vajzë, vritet me thikë 31-vjeçari”; “Skënder Gjinushi: Ramiz Alinë e pengonte Nexhmije Hoxha për pluralizmin” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Kunati i Bregut, akuza i bllokon 145 mijë euro”, i cila citon të dhënat që jepen nga organi i prokurorisë për kunatin e ministres.

“Prokuroria: Dik Marti hetoi në 2004, nuk gjeti gjë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar reagimit të organit të akuzës për çështjen “Dik Marti”.

Kurse “Xhamia e Re, Rama kënaq myslimanët me 3 dynymë”, flet për projektin e ri të xhamisë në Tiranë, publikuar nga kryebashkiaku Edi Rama.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Shërbimi sekret anglez në 1943: Ballistët bashkëpunojnë me gjermanët”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama: Pa hetim, nuk lejojmë zgjedhje”, i cili tregon reagimin e kryesocialistit lidhur me dështimin e e ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet.

“Zyrë greke për regjistrimin e pronave” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ruli, abuzime me kontratat për kromin”, “Rrokaj: Ligji i arsimit të lartë nuk është funksional” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Rama tërhiqet nga komisioni hetimor”, i cili i referohet debatit të bërë dje në komisionin e Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet dhe reagimin e Ramës.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Shtëpia e Verdhë/ Fantazia e Del Pontes që po shkatërron një familje”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Skënder Gjinushi: PPSH duhej të shpërndahej, por Ramiz Aliz kundërshtoi kategorikisht”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 21 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE