English

Përmbytjet, rikthehen problemet, rritet niveli i ujit në katër komuna

Shkodër, 21 dhjetor, Update,NOA – Pas përmirësimit situatës si pasojë e ndalimit të reshjeve në katër prej komave të Shkodrës ka nisur sërish rritja e nivelit të ujit.

Sipas shtabit të Emergjencave situata është më problematike në komunën Guri i Zi, Bërdicë, Ana Malit dhe në Dajç.

Sipas informacioneve në komunën Bërdicë gjatë natës së mbrëmshme ka patur rritje të nivelit të ujit. Aktualisht akset rrugore nuk paraqesin probleme, janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Vetëm rruga që lidh fshatrat e komunes Berdicë me Velipojën janë të bllokuara nga niveli i larte i ujit në fshatin Trush i Poshtëm.

Në fshatin e Dajç të komunës Dajç gjatë natës ka patur ngritje të nivelit të ujit me rreth 15 cm, në fshatin Darragjat ka rritje të ndjeshme të nivelit të ujit rreth 50 cm. Akset qe lidhin komunën e Dajçit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka – Dajç janë të kalueshme me mjete të larta.

Sipas Shtabit të Emergjencave në komunën Guri i Zi situata është përkeqësuar ndjeshëm. Ka patur rritje të nivelit të ujit me rreth 30 cm. Është mbuluar nga uji përsëri fshati Kuç, ku më tepër ujë ka në lagjen Kasape. Deri në këto momente fshati Vukatanë nuk ka probleme. Nuk ka patur të evakuar.

Në komunën Ana-Malit, sipas Shtabit të Emergjencave situata është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme, niveli i ujit është rritur me 10 cm.

Përsa i përket zonave të përmbytura vazhdon të jetë i përmbytur plotësisht fshati Obot ndërsa fshati Gorice ka prezence uji dhe kalohet me mjete te larta.

Në komunën Bushat është e njëjta situatë. Nuk ka patur rënie të nivelit të ujit. Janë të kalueshme me të gjitha llojet e automjeteve rrugët lidhëse të Bushatit me fshatrat Mali i Jushit-Bend-Ura e Gjonlulit-Velipoje.

a.k/NOA

KOMENTE