Tiranë, 21 dhjetor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mesditë me kërkesën e tyre Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe deputetin socialist të Qarkut të Beratit, Erion Braçe.
Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë.
Zyra e Shtypit e Presidencës nuk jep detaje se cila është çështje konkrete për të cilën janë ankuar drejtuesit e PS-së.
Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, njofton Presidenca.
a.k/NOA