Vlorë, 21 dhjetor, NOA – Problemet me dokumentacionin e pronës kanë bërë që dy persona të rrahin në mënyrë barbare punonjësin e Hipotekës në Vlorë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se mbrëmjen e djeshme, Bledar Halim Birçaj, 27 vjeç dhe Elton Halim Birçaj 25 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” kanë masakruar me grushte juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se personat nga e njëjta familje e kanë qëlluar dje rreth orës 14:00 punonjësin e hipotekës për shkak të detyrës.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21.30, prokuroria ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.
a.k/NOA