Uashington, 21 dhjetor, NOA – Errësimi i plotë i Hënës, është dukuria që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme, një dukuri kjo mjaft e rrallë.
Konkretisht, sipas shkencëtarëve amerikanë, i bie që sot, sateliti i Tokës të ngjyroset me ngjyrë rozë dhe kjo gjë do të shihet në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo dukuri sipas tyre ndodh një herë në qindra vjet dhe shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit, e në këtë ditë, errësimi ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli ndodhen në një rrafsh.
Për herë të fundit, kjo ka ndodhur në vitin 1999 dhe në vitin 1980, ndërsa pas këtij viti, dukurinë e ardhshme duhet ta presim 84 vjet.
Atëherë Hëna hyn në hijen e Tokës për shkak të reflektimit dhe rrezeve të diellit e ndërron ngjyrën nga të përhimë në rozë, e ndonjëherë edhe të kuqe.
n.e/NOA