Iran, 22dhjetor NOA - Është rritur të paktën në shtatë, numri i të vdekurve dhe me qindra janë të plagosurit, si pasojë e tërmetit që goditi ditën e hënë në mbrëmje pjesën jug-lindore të Iranit.
“Dëmi është përqendruar në fshatrat e zonës së Sahraj, ku shtatë të vdekur dhe me qindra të plagosur janë nxjerrë nga rrënojat.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i provincës Kerman, Esmail Najjar. Në bazë të vlerësimit të dëmit, bilanci mund të rritet.
Tërmeti, me magnitudë 6,5 ka goditur pjesën juglindore të Iranit, duke shkaktuar dëme edhe në shtëpitë e një zone malore.
Televizioni shtetëror ka folur për të paktën tre fshatra të shkatërruar. Mohammad Javad Kamyab, i impenjuar në zyrën e guvernatorit të provincës, tha se ka 30 fshatra në zonën e prekur.
Megjithatë është theksuar se janë shumë pak të populluara.
r.b/NOA