Pakistan, 22 dhjetor NOA - Aktorja, 22 vjeçare me origjinë pakistaneze, Afshan Azad, e njohur për rolin e saj të PadmaPatil, në sagën e “Harry Potter”, është rrahur nga i vëllai dhe më pas është kërcënuar me vdekje nga i ati, për të dashurin e saj me origjinë Hindu.
Gazeta Daily Telegraph ka bërë të ditur se vajza arriti të largohej përmes dritares së shtëpisë së saj dhe kjo pas argumentit të dhunshëm në familje.
Policia në Manchester ka akuzuar Abul Azad dhe të birin Ashraf, për kërcënime me vdekje, por më pas akuzat u tërhoqën pasi Afshan refuzoi të dëshmonte kundër familjarëve të saj.
r.b/NOA