Akuzat e furishme të Dick Mart-it, të para disa ditëve, u paraqitën befas dhe në mënyrë sensacionale, ato u shfaqën shpejt dhe gati në formë të papritur të cilat edhe pse u lajmëruan në mënyrë gjysmë të fshehtë dhe gati klandestine, para parlamentarëve evropian, kundër Kryeministrit Hashim Thaçit, UÇK-s dhe gjithë kombit shqiptar, çuditërisht u pranuan gati pa kundërshtime nga shumica e parlamentarëve evropian, nga të cilët Dick Marti kërkon përkrahje, për ngritjen atyre akuzave të këtij raporti të dyshimtë nga projektrezolutë, në një rezolutë të parlamentit evropian.
Nga Gani Qarri*
Akuzat e furishme të Dick Mart-it, të para disa ditëve, u paraqitën befas dhe në mënyrë sensacionale, ato u shfaqën shpejt dhe gati në formë të papritur të cilat edhe pse u lajmëruan në mënyrë gjysmë të fshehtë dhe gati klandestine, para parlamentarëve evropian, kundër Kryeministrit Hashim Thaçit, UÇK-s dhe gjithë kombit shqiptar, çuditërisht u pranuan gati pa kundërshtime nga shumica e parlamentarëve evropian, nga të cilët Dick Marti kërkon përkrahje, për ngritjen atyre akuzave të këtij raporti të dyshimtë nga projektrezolutë, në një rezolutë të parlamentit evropian.
Qëndrimet akuzuese të Dick Mart-it , kundër UÇK-s dhe historisë më të re të kombit shqiptar, nuk janë as të reja e as të pa njohura, po ato janë vazhdimësi e koordinuar e sulmeve të kamotshme ndaj shqiptarëve dhe kombit si tërësi, përfshi edhe diasporën tonë.
Edhe pse sulme të ngjashme apo edhe të tilla mund të ketë pasur edhe më përpara, vlen të theksohet se hovi i tyre arriti kulmin në vitin 1998 në ditët më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, kur atje luftohej për jetë a vdekje, dhe e gjithë bota demokratike nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare ishte sensibilizuar dhe ngritur kundër krimit serb që ushtrohej mbi shqiptarët, duke bërë përpjekje për ta ndihmuar popullin dhe vendin tonë që atë kohë ishte ende nën pushtimin sllav, në Cyrih të Zvicrës e shfaq papritmas një fushat antishqiptare, e prirë nga SVP apo partia popullore zvicerane e cila përveç aksioneve të herpasëhershëme edhe tani me rastin e paraqitjes së raportit në fjalë, kjo parti doli hapur me kërkesën absurde të radhës për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së vendit tonë.
Tani në aksion është hedhur Dick Marty-it, i cili në mënyrë që ta realizoi atë aksion dhe përmbushur detyrën me qëllime të dyshimta që ai ka marr mbi vete, është nisur në kërkim të mbështetjes së hapur dhe në mënyrë “konfidenciale” në një fushat anti shqiptare, në emër të “mbrojtjes” së të drejtës së viktimave fiktive të shitjes së organeve njerëzore, siç pretendon ai.
Ndaj paraqitja e këtij raporti në këto momente nuk ishte rastësi, sepse ai nuk kishte për qëllim anketimin e përcaktimit të parlamentarëve evropian karshi Kosovës në këto ditë të vështira për vendin tonë, përcjellur me hallakam zgjedhjesh dhe mungesë të institucioneve me mbështetjen e votës së lirë të popullit, por ai mu nga ky shkak, dëshiroi të përfitoi në mënyrë që, sa më i pa penguar nga ana institucionale e shtetit të Kosovës, të përfitoi aq sa të jetë e mundur në mbështetjen parlamentarëve evropian me qëllim që në përkrahje të përfshihen sa më shumë parlamentar, për kthimin e Raportit në Rezolutë megjithëse shqiptarët ishin ata ndaj të cilëve u ushtrua gjenocid e dhunë, që u shtypën e masakruan, u përndoqën në mënyrë sistematike dhe shpërngulën masovikisht me forcën e armës dhe çizmes ushtarake, kur së fundi po kërcënoheshin drejtpërsëdrejti edhe me shfarosje të përgjithshme si pjesë e pushtuar e kombit shqiptar nga krimineli Milosheviq i cili mjerisht vdiq i pa dënuar mu në prag të gjykimit të tij final para se të merrte dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare derisa po gjykohej në gjykatën e Hagës për krimet e luftës të kryera në Kosovë, por që Dick Marti, për të gjitha këto dëshiron t’i shpallë shqiptarët fajtorë.
Edhe Dick-u e di mirë se në këtë gjendje ishte mëse normale që shqiptarët e rrezikuar me shfarosje masive të përkraheshin, por ja që atëbotë një parti siç ishte SVP-ja, ashtu siç vepron sot edhe Dick Marti, i cili në vend të solidaritetit ndaj të vuajturve dhe përndjekurve shqiptar nga hordhitë kriminale serbe, të cilët popullit tonë i shkaktuan aq shumë tragjedi njerëzore e familjare nga të cilat shqiptarët edhe sot lëngojnë, edhe ky njëjtë si SVP, në kohë nga më të vështirat, doli hapur në krah të agresorit Millosheviq, duke iu shpallur luftë të hapur viktimave shqiptare.
Atëherë kur fati i mjegulluar i Kosovës dhe shqiptarëve po përgatitej të rishkruhej në një dritë që sa po dukej në fund të tunelit të gjatë të vuajtjeve tona qindra vjeçare, kur e tërë bashkësia ndërkombëtare doli në anën tonë si viktima të pa fajshme të terrorit millosheviqian që ishim, partia SVP, njëjtë si Dick Marty sot, pati iniciuar fushatë anti shqiptare në Zvicër , me parulla, me një përmbajtje fyese deri në denigrim ndaj shqiptarëve, nën sloganin; Familien integration Ja! Kosovo Albaner-Nein! që në gjuhën shqipe donë të thotë; Integrim të familjeve Po! Shqiptarët e Kosovës Jo! Të cilat atëbotë ishin vendosur në gjithë hapsirën e Qytetit të Cyrih-ut
. Aksionin e SVP-s kundër shqiptarëve sikur i vazhdonte Karla del Ponte në vitin 2007 e cila edhe pse ishte e thirrur për zbulimin profesional dhe për hetim të paanshëm të krimeve serbe të luftës në ish jugosllavi, ajo fshehu për aq sa mundi, krimet e kryera në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë nga serbia duke keqpërdorur kështu edhe funksionin e prokurores ndërkombëtare që iu pat besuar ng gjykata ndërkombëtare e drejtësis në Hagë ku ajo ishte ftuar si prokurore për zbardhjen e fakteve mbi krimet kundër njerëzimit dhe jo fshehjen e tyre, për tua lehtësuar kriminelëve dënimet, dhe për tua nxijë jetën viktimave të gjenocidit serb në Kroaci e Bosnje, dhe veçantë në Kosovë, duke mos harruar ti akuzoi shqiptarët për tregti me organe njerëzore edhe pse ne ishim viktima të gjenocidit serb, gjatë gjithë jetës.
Përndryshe lind pyetja, në emër të cilave fakte, dhe në bazë të çfarë provash fyhen, kërcënohen dhe shantazhohen edhe sot në mënyrën kaq të paskrupull shqiptarët, duke na veshë neve viktimave të luftës gjenocidiale serbe, edhe fajësi kriminale deri te tregtia me organe njerëzore siç veprohet tash e sa kohë kundër nesh, kur në ne dhe trupat e shqiptarëve të vrarë e të zhdukur është eksperimentuar gjithçka, përderisa edhe sot e kësaj dite numërojmë edhe rreth 1800 të shqiptar të zhdukur nga shteti kriminal serb.Ky nuk është asgjë tjetër përveçse një sulm i përgjithshëm i hapur dhe ofensivë kundër gjithë shqiptarëve si komb në tërësi!
Shqiptarët në këto momente, janë zënë ngushtë edhe me zgjedhjet e papërfunduara, qeverinë dhe parlamentin e pa formuar, problemin e Veriut të vendit dhe presionet për bisedime të ngutshme me Serbinë. Të gjitha këto probleme kërkojnë zgjidhje mundësisht të shpejt, për ç`shkak shqiptarët duhet lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet të çfarëdo natyre qofshin ato dhe fati i veriut të vendit si problem me vete që është, ai duhet t’i bashkojë urgjentisht tërë faktorin politik, sidomos tani në prag të bisedimeve me qeverinë zullumqare serbe cila përpos shumë te këqijave që i solli Popullit shqiptar, pretendon edhe copëtimin e vendit tonë përmes strukturave paralele terroriste serbe me qëllim final, grabitjen e kësaj pjese të Kosovës me dhunë.
Gjendja e padurueshme nën pushtim i shtyri shqiptarët atdhetarë, që në vitet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të hidhen në luftë me armë në dorë, për të ndryshuar gjendjen e tyre nën robëri, ngase vetë Jeta e rënd nën okupim, i detyroi ata ti përveshën organizimit të kryengritjes dhe luftës së armatosur për çlirimin e vendit nga robëria me Flamurin e kryengritjes Kombëtare për çlirimin e vendit, ku familje të tëra kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës së pavarur, e cila fal kësaj lufte heroike, ëndrra jonë e kamotshme më në fund u bë realitet, ndaj si mund të pajtohemi ne me ofendime të tilla shpifjesh e raportesh të pa argumentuara dhe të falim edhe tokat tona ne sot?!
Shqiptarët janë vrarë e pushkatuar, zhdukur e kidnapuar në fshatra e qytete gjithë andej Kosovës dhe trojeve tona, nga pushtuesit serbë.
Trupat e tyre janë tërhequr zvarrë rrugëve të Kosovës, sigurisht edhe atyre të Serbisë, varrosur e zhvarrosur nga disa herë dhe në disa vende, bartur me kamion e frigorifer, hedhur nëpër lumenj e prroje, futur nëpër liqene e varreza masive , djegur dhe zhdukur nga Serbia për të humbur gjurmët e krimit, nga të cilët siç thash edhe më lart na mungojnë edhe rreth 1800 shqiptar të kidnapuar, e të pagjetur deri më sot, për të cilët edhe sot nënat shqiptare , vazhdojnë vajin e tyre të pa përfunduar, përgjatë gjithë kësaj periudhe afro 12 vjeçare dhe ndaj Serbisë nuk udhëhiqen kurrfarë hetimesh e as kërkon kush përgjegjësi nga ajo, për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Shpresojmë dhe jemi të bindur se sikur se të tjerët deri më tani edhe Dick Marty me bashkëpunëtorët e tij do të dalin të gabuar edhe pse ky raport është përgatitur dhe përhapur në atë formë dhe përmbajtje që imazhi i Kosovës dhe Shqipërisë të dëmtohet e njolloset në ato përmasa që do kërkoj shumë kohë, punë dhe kundër-argumente që të shkëlqej përsëri, por e gjithë bota e di dhe e ka parë me sytë e saj se si Serbia ka, vrarë edhe civilë jashtë moshës për luftë ka vrarë gra e fëmijë, dhe gjurmët dhe mënyra e vrasjes së tyre nuk është hetuar asnjë herë.
Ne e mbështesim Kosovën e Shqipërinë, udhëheqësit e popullit tonë dhe gjithë kombin shqiptar, si çdo herë në situata të tilla, ashtu edhe në këto momente nëpër të cilat po kalon kombi, me tërë qenien tonë.
Por shqiptarët kanë kaq shumë fakte dhe nuk mund të heshtin më e as të presin me iluzione se të tjerët do të punojnë për ne, i gjithë populli duhet të mobilizohet, për të kryer detyrën e nevojshme kombëtare duke iu kundërvënë me guxim çfarëdo sulmi qëllim keq që tenton të na njollosë dhe kriminalizojë si komb, duke u bërë shembull edhe për të ardhmen në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të drejtës sonë kombëtare, ashtu siç u bën shembull luftëtarët për lirinë e vendit, që drita e rrezeve të asaj lirie edhe në të ardhmen të ndriçojë e pastër, mbi Kosovë.
*Shkrim i dërguar nga autori prejZyrihut të Zvicrës