English

Fotolajm - Inaugurohet ura që do të “çlirojë” trafikun e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka inauguruar sot përfundimin e punimeve në urën që cilësohet si shpëtimi i trafikut të Tiranës. Ura e ndërtuar mbi Lanë, ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Tiranës. Ajo lidh rrugën e Kavajës me rrugën e Kombinatit, si dhe të dy bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Ajo ka një gjerësi prej 30 m, dy kalime me gjerësi 11.5 m secila, ndarje në mes me gjerësi 1.0 m si dhe dy trotuare me gjerësi 3 m secili.


KOMENTE