English

OST: Riparohet linja Podgoricë-Tiranë, Jugut i rikthehet energjia

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi përmes një deklarate për shtyp, përfundimin brenda afatit të parashikuar të punimeve për linjën e interkonjeksionit 400 KV, Podgoricë-Tiranë.

Sipas OST-së, punimet kanë përfunduar rreth orës 17.00 të ditës së djeshme dhe që nga ky moment, e gjithë zona e Jugut nuk do të ketë më kufizime të energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, OST u kërkon ndjesë banorëve të Jugut të Shqipërisë që u prekën gjatë këtyre tre ditëve për shkak të kufizimeve, por kanë qenë të detyruara.

Njëkohësisht, OST-ja kërkon mirëkuptimin e të grithë banorëve dhe bizneseve të zonës së Jugut që për tre ditë me radhë u prekën nga këto kufizime dhe njëkohësisht u bën me dije se që nga ora 17.00 e ditës së martë, furnizimi me energji nga ana e OST-së për të gjithë zonën është e garantuar dhe nuk ka asnjë lloj avarie në linjat e transmetimit të tensionit të lartë.

n.e/NOA

KOMENTE