English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 22 Dhjetor 2010 NOA - Kushtet e motit te kthjellet parashihet të na shoqerojne edhe gjate dites se enjte. Pjesa me e madhe e vendit do te dominohet nga kthjellime ndersa ne zonat malore do te kete vranesira dhe shira te izoluar.

Edhe ne mesdite do te mbetemi ne kushtet kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Durrës dhe Sarandë, 19 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën 4 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -18 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 20 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave ne vend ku më të dendura do te jene ne veriperëndim dhe ne vijen bregdetare.

Gjate nates do te kete grumbullim te vranesirave dhe per pasoje do te gjenerohen shira te dobet si fillim ne zonat malore dhe ne mëngjesin e se premtes ne te gjithë territorin.

Temperaturat ajrit do te qëndrojnë konstante si ne vlerat e mëngjesit edhe ne ato te mesdites.

Era do të fryje mesatare me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, problematike era do te jete ne kanalin e Otrantos ku shpejtesia e saj do te shkoje deri ne 60 km/h, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe Jon te arrije 3 balle ndersa ne Otranto 7 balle.

Europa

Ne Europen qendrore do te vendoset nje qendër me presion te ulet atmosferik e shoqëruar nga nje front i ftohte i cili vjen nga oqeani Atlantik me shtrirje deri ne Qender te kontinentit.

Po ashtu nje qender e presion te ulet atmosferik me vendosje ne Jugperëndim te Europes dhe nje qender tjeter e pozicionuar ne rajonin e Mesdheut do te sjellin reshje shiu e debore me intensitet mesatar te cilat do te zgjasin deri ne oret e vona te mbremjes. Serish situat do te paraqitet problematike ne Potugali, Spanje, Francë, Belgjike, Çeki dhe ne Alpet pasi reshjet e shiut dhe te dëborës do te intensifikohen gjate dites se enjte.

Ndersa ne Verilindje te kontinentit do te dominojnë masa ajrore te thata e te ftohta, ku kthjellimet do te jene prezent gjate gjithë ditës por temperaturat do te bien serish.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Europa Qendrore alarmon reshje dëbore dhe shira intensiv.

Alpet do te mbetet me dëbore dhe ere te forte gjate ditës;

Spanja rrezikohet nga dëborë e dendur dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE