Tiranë, 22 Dhjetor 2010 NOA - Mengjesi i dites së sotme ka nisur me mot te vranet ne te gjithe vendin. Kurse te zonat malore konstatohen vranesira dhe shira lokale.
Oret e mesdites do te sjellin kthjellime ne pjesen me te madhe te vendit POR ne ektremin verior do te kete vranesira te herëpashershme.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -1 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Tiranë dhe Sarandë, 22 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën 3 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -19 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 20 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te sjelle kalime vranesirash neper territor ku ne zonat malore do te shoqerohen me shira lokale ndersa zonat e ulëta dhe ato bregdetare do te mbeten me mot te kthjellet.
Gjate mbremjes dhe ne oret e para te mengjesit i gjithe vendi do te dominohet nga kthjellime dhe vransira te lehta kalimtare.
Temperaturat ajrit do te pesojne renie me 2 grade ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te ruaje te njejta vlera te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Nje qender e fuqishme ciklonare eshte vendosur ne Europen jugperendimore dhe qender te kontinentit shoqeruar nga fronte te ftohta atmosferike duke bere qe vranesirat dhe reshjet e shiut e debores te jene me intensitet te larta. Problematike situata paraqitet serish ne Ishujt Britanike, Gjermani, France, Spanje dhe Portugali pasi reshje e dendura te dedores dhe te shiut do te shoqërohen me temperatura te ulta.
Ndersa Italia veriore do te pershihet qe ne oret e para te mengjesit nga mjegulla dhe gjate dites nga debora e dendur por nuk do te mugojne dhe stuhite e forta te eres.
Ndersa ne gadishullin e Ballkanit situata paraqitet ndryshe pasi do te kete masa ajrore te ngohta dhe te lageshta per shkak te qarkullimt te masave ajrore nga veriu i Afrikes duke bere qe temperaturat te pesojne rritje te menjehershme dhe te dominoje kryesisht mot i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Spanja alarmon per shira te dendur dhe stuhi te forta ere;
Franca, Belgjika alarmojne per temperatura te ulta dhe debore;
Islanda do te rrezikohet per reshje debore dhe temperatura te ulëta.
e.r/NOA