English

Për të katërtin vit rresht, AMC feston me fëmijët dhe të moshuarit

Durrës, 22 Dhjetor 2010 NOA - AMC, për të katërtin vit rresht, ndan gëzimin e festive të fundvitit me njerëzit në nevojë. Punonjësit e AMC filluan vizitat për shpërndarjen e pakove të dhuratave dhe pajisjeve për institucionet e Shtëpive të Foshnjave, Fëmijëve dhe të Moshuarve në Shkodër.

Sikundër dalloni në foto, sot vizitat e përvitshme vazhduan dhënien e dhuratave fëmijëve të jetimores në Durrës. Menaxheri i Marketingut të AMC, z. Gerassim Slavov, tha: “Jemi të lumtur që po japim kontributin tonë këtu. Kjo është një pjesë e asaj çka i kthejmë shoqërisë, veçanërisht në këto kohë të vështira dhe pikërisht njerëzve që kanë më tepër nevojë”.

Më pas kalendari i vizitave do të shtrihet në Shtëpitë e të Moshuarve, në Shtëpitë e Foshnjeve dhe Shtëpitë e Fëmijës në Tiranë, Kavajë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë.

Punonjësit e AMC do të ndajnë momente plot ngrohtësi me fëmijët dhe të moshuarit.

Banorët e këtyre qendrave, përveç dhuratave, do të marrin edhe veshje, pajisje të përdorimit të përditshëm, pajisje ngrohëse dhe materiale të tjera të nevojshme.

Rreth 300 fëmijë dhe mbi 200 persona të moshuar do të festojnë me AMC e do të ndiejnë ngrohtësinë e njerëzve që kujdesen për ta.

Këto nisma bëjnë pjesë në programin e Përgjegjësisë së Korporatës që AMC zbaton prej vitit 2007 dhe kështu jep shembullin e një kompanie të përgjegjshme.

e.r/NOA

KOMENTE