English

Pilot me frikë idiote, ul avionin se pa besimtarin të falej

Maltë, 23 dhjetor NOA - Një fluturim i Air Malta u la në mes dhe avioni bëri ulje “emergjente” në terminalin e nisjes dhe kjo pasi një pasagjer po falte një nga pesë faljet ditore sipas besimit islam.

Kishin kaluar disa minuta nga fluturimi prej aeroportit Heathrow, kur pasagjeri u gjunjëzua në bord dhe nisi faljen.

Por personeli ka bërë përpjekje për ta kthyer në vendin e tij dhe për të vendosur rripin e sigurimit.

Kabina e ekuipazhit i ka kërkuar atij në mënyrë të vazhdueshme që të ulej në vendin e pasagjerëve, - deklaroi një zëdhënës i kompanisë ajrore në Maltë.

Më pas, kur ai filloi të recitonte lutjet e tij, në gjuhën arabe, si stafi dhe disa nga pasagjerët u futën në panik të pakuptimtë, kur e dëgjuan atë teksa lutej në arabisht.

Në këtë pikë ata e ndaluan atë, duke pasur dhe ndihmën e stjuardesave dhe rojeve. Kurse piloti i avionit, me një frikë idiote, vendosi të kthehej në aeroportin e nisjes edhe pse asgjë nuk kishte ndodhur: Besimtari po kryente ritin e faljes.

r.b/NOA

KOMENTE