Tokio, 22 Dhjetor 2010 NOA - Me një video tepër të këndshme të prezantuar ditën e djeshme në YouTube, Motorola ka rritur së tepërmi interesin për tabletën e re me sistem operativ Android 3.0, MotoTab, një aparaturë që do të njoftohet ditët e para të vitit të ri me okazionin e CES në Las Vegas.
Video paraqet evoluimin e “tabletave” duke nisur që nga ato antiket e Egjiptit me hieroglifët e duke mbërritur derti në i-Pad dhe Galaxy Tab të ditëve të sotme.
Për çdo video Motorola vë në dukje të gjithë defektet, ku i-Pad shihet si një i-Phone gjigand, ndërsa Galaxy Tab një cilësohet si me një sistem operativ që është planifikuar për telefona celularë.
Sipas përshkrimeve të para flitet se MotoPad, është tableta e parë me sistem operativ Android 3.0 (Honeycomb), me një ekran 7 apo 10 polësh me dipslay me prekje të dimensioneve të ndryshme.
Procesori i tij është tepër i fuqishëm pasi bëhet fjalë për një tegra 2 dual core, ndërsa për sa i përket kamerës ajo do të jetë e dyfishtë, ndërsa memoria e brendshme do të jetë 32GB.
r.b/NOA