English

Senati Amerikan, aprovon marrëveshjen START kundër armëve bërthamore

Uashington, 22 dhjetor, NOA – Senati Amerikan ka aprovuar me 67 vota pro dhe 28 kundër, marrëveshjen START kundër armëve bërthamore.

Ky është një traktat i ri amerikano-rus, i cili u përball me mjaft pengesa, por duket se e ka kaluar atë më të rëndësishmen, Senatin Amerikan.

Traktati është firmosur në muajin prill mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij rus, Dmitri Medvedev.

Në këtë mënyrë deputetët amerikanë i hapën rrugën votimit përfundimtar, i cili duhet të mbahet këtë të mërkurë.

n.e/NOA

KOMENTE