English

SHBA: Dik Marti nuk na ndan dot me Kosovën

Uashington, 22 dhjetor, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijojnë asnjë çarje mes tyre dhe Kosovës nga raporti i Dik Martit, i cili akuzon UÇK-së dhe kryeministrin Thaçi se kanë kryer trafik organesh.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë zëvendësambasadori amerikan në Prishtinë, Majkëll Mërfi, sipas të cilit, marrëdhëniet dhe partneriteti i SHBA-ve me Kosovën nuk janë dëmtuar aspak.

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka bërë shumë të qartë kur ka thënë se nuk ka ndikime në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Mërfi ka kërkuar që nëse ka prova, t’i paraqesë ato.
“Nëse ka ndonjë provë kredibile, ashtu siç ka thënë edhe EULEX-i dhe të tjerët, zoti Marti duhet t’ua paraqesë ato prova autoriteteve përgjegjëse për hetime të mëtejshme”, tha ai.

Duke shtuar se është shumë i kënaqur kur ka dëgjuar kryeministrin të thotë se qeveria e tij dhe populli i Kosovës do të bashkëpunojnë me hetimet e këtilla.

n.e/NOA

KOMENTE