Shkodër, 22 dhjetor, NOA – Situata në Shkodër mëngjesin e sotëm paraqitet totalisht nën kontroll dhe e mbikëqyrur. Kështu është shprehur në një prononcim për mediat, zëdhënësi i Shtabit të Emergjencave Civile, Leonard Olli, duke paraqitur të dhënat konkrete mbi situatën e përmbytjeve në Shkodër.
Sipas tij, situata paraqitet gjithsesi e ndjeshme, pasi është në varësi të kushteve të motit dhe reshjeve të pritshme, apo dukurisë së shkrirjes së dëborës, siç po n gjet gjatë ditëve të fundit.
“Gjithsesi nuk ka vend për panik”, është shprehur Olli.
Duke përfunduar se Oboti, Dajçi dhe Bushati vazhdojnë që të mbeten komunat më problematike dhe më të goditura.
n.e/NOA