English

Ahmetaj: Akti normativ, qeveria degradoi kategorinë e ish-ushtarakëve

Tiranë, 23 dhjetor, NOA – Qeveria me aktin normativ të nxjerrë kohët e fundit që anulon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pensionet e ish-ushtarakëve, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka degraduar këtë kategori.

Kështu është shprehur gjatë seancës së sotme plenare, deputeti socialist Arben Ahmetaj, sipas të cilit, në një vend ku qeveria shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet të priten të tjera shkelje edhe më të mëdha të ligjit.

“Por qeveria nuk po injoron vetëm këtë shtresë shoqërore, por edhe atë të mësuesve të cilëve ua merr lekët e shpërblimeve për t’i hedhur në kanalet e përmbytjeve që ajo vetë i shkaktoi”, akuzoi deputeti socialist.

Duke shtuar më pas se qeveria injoroi edhe kategorinë e pensionistëve, të cilëve ua ka rritur pensionin 1 herë dhe u ka rritur çmimet 5 herë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE