Milano, 24 dhjetor NOA - “Mes Ronaldinhos dhe Gremio ekziston një marrëveshje e plotë”. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i klubit PauloAlegre Odone për televizionin RBS TV.
Ai ka shtuar se tashmë çdo gjë është në dorë të vëllait dhe agjentit të lojtarit Roberto de Assis, i cili duhet të gjejë një marrëveshje me klubin e Milanit për të përfunduar transferimin.
“Gjëja më e rëndësishme është që Ronaldinho do të kthehet për të luajtur tek Gremio, pasi kjo është shtëpia e tij dhe është vendi ku u bë i njohur në botën e futbollit”, - deklaroi ai.
r.b/NOA