English

Berisha-Braçes: Do marrësh mbrojtje si qytetar i kërcënuar

Tiranë, 23 dhjetor, NOA-Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar sërish kreun e qeverisë për lidhje me krimin, kundërpërgjigjet kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se, si qytetar dhe deputet i kërcënuar do të ketë në mënyrë të padiskutueshme mbrojtjen.

Ky debat vjen pas akuzave të disa ditëve më parë nga ana e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka thënë për mediat se është kërcënuar me vdekje nga ana e bosit të mafias së ballkanit Daut Kadriovski.

Ditën e djeshme Braçe tha se, kërcënimet e bërë ndaj tij janë bërë edhe ndaj kreut të socialistëve Edi Rama, madje theksoi se pas këtyre kërcënimeve fshihet dora e vetë kryeministrit Berisha.

a.y/NOA
KOMENTE