Tiranë, 23 dhjetor, NOA– Ndërsa po diskutohet në kuvend përgjigjia negative e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE nisën replikat mes opozitës dhe qeverisë. Kryeministri Sali Berisha iu kundërpërgjigj opozitës duke e cilësuar vitin 2010 si vitin e arritjeve të mëdha, pasi sikundër tha ai, u rrëzua muri i fundit për shqiptarët, muri i vizave.
Duke iu referuar pengesave të opozitës, per arritjen e ketij vendimi historik, Berisha përmendi grevën e organizuar nga opozita, duke e cilësuar atë si një grevë kundër vizave. Ai theksoi se kjo grevë ishte e vizave dhe jo greva e urisë.
Një varg akuzash, kreu i ekzekutivit ia drejtoi edhe kreut të socialistëve Edi Rama, duke thënë se bëri të pamundurën për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
“Ju shpenzuat para për të penguar vizat” theksoi Berisha.
Më tej ai iu drejtua opozitës duke thënë se me rrugën e protestave dhe bojkotimit të votimit të projektligjeve, veçse forcojnë pushtetin e tij.
“Nëse mendoni se po më dëmtoni, ju po forconi pushtetin tim”, tha Berisha.
Duke iu referuar sistemit diktatorial, ai tha se u ndërtuan më shumë bunkere se sa shkolla dhe shtëpi, nderkohe qe risolli ne vemendje reformat e medha te qeverise per luften antikorrupsion, luften kunder krimit te organizuar, si dhe reformat ne arsim.
(vijon) /NOA