English

Bie zjarri në shtëpi, vdesin nënë e bijë

Tropojë, 23 dhjetor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Tropojës, ndërsa nënë e bijë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që ka rënë në shtëpinë e tyre.

Ajo konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tropojës, sipas të cilave, ka ndodhur përkatësisht në fshatin Degë të Tropojës, ndërsa viktimat mbajnë përkatësisht emrat Bute dhe Zoje Osmanaj, 92 dhe 60 vjeç.

Ndërkaq, bëhet me dije se pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mundur të mbijetojnë ndaj flakëve.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke shqyrtuar të gjitha rrethanay se nga se mund të jetë shkaktuar ngjarja fatale, duke arritur paraprakisht në përfundimin se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE