Prishtinë, 23 dhjetor, NOA - “Thaçi e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”.
I tillë ka qenë reagimi i raporterit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, ndaj padisë së paralajmëruar ndaj tij prej kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.
Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, ai ka deklaruar se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asgjë.
Në këtë mënyrë, akuzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh, ka shpërfillur dhe është treguar mjaft indiferent ndaj qëndrimit të palës kosovare për raportin e tij.
“Është lehtë të padisësh dikë, është e domosdoshme para se gjithash, që të ndërmerren të gjitha hapat, për të parë se çka do të ndodhë”, ka thënë raportuesi i Këshillit i të Evropës.
n.e/NOA