SHBA, 23 dhjetor NOA - Është censuruar aplikimi i i-Phone për Wikileaks. Apple ka hequr programin e Wikileaks nga App Store dhe kjo pasi ka shkelur udhëzimet. Ky është motivimi, pak i “ftohtë” dhe i paqartë, por me të cilin shtëpia e Cupertinos ka mbyllur dialogun e Wikileaks në smartphone më të mirë për momentin.
Në këtë mënyrë janë rritur dhe barrierat e ngritura kundër Wikileaks pas braktisjes së kohëve të fundit nga Banka e Amerikës, e cila ka ulur flukset financiare direkte në sitin e Assange.
r.b/NOA