Milano, 24 dhjetor NOA - Historia mes Rafa Benitez dhe Inter tashmë është mbyllur zyrtarisht.
Zikaltërit, në fakt, njoftuan se tashmë është zgjidhur kontrata e spanjollit dhe ka qenë si rrjedhojë e një konsensusi nga të dyja palët si nga drejtuesit zikaltër ashtu dhe nga vetë ish-tekniku i Liverpulit.
“FC Internazionale falënderon Rafael Benitez për punën e tij të zhvilluar në këtë ekip, që çoi në sukseset e Superkupës Italiane dhe FIFA Club World Cup”, - shkruhej në një komunikatë të kompanisë.
r.b/NOA