Prishtinë, 23 dhjetor, NOA – Mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve duket se nuk është vetëm një problem i Shqipërisë, por edhe i Kosovës.
Duke treguar rezervat e saj lidhur me rezultatin zgjedhor që u komunikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e 12 dhjetorit, Lidhja Demokratike të Kosovës, ka theksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.
Përmes kryetarit të saj të ri, Isa Mustafa, LDK ka pohuar se duhen mbajtur sërish zgjedhje të cilat sipas tij, duhet të jenë të vërteta dhe prej të cilave do të burojë vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Ai ka më tej theksuar se nga zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk do të ketë qeveri dhe pushtet të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
n.e/NOA