Tiranë, 23 dhjetor, NOA-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet më 29 dhjetor për të shqyrtuar projekt vendimin për hapjen e kutive të votimit.
Ky lajm është bërë i ditur për agjencinë e lajmeve NOA nga burime zyrtare të këtij institucioni, i cili pritet ti japë një tjetër rrjedhë kësaj çështjeje shumë të debatuar.
Ky komision do të diskutojë për hapjen e materialeve zgjedhore pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për manipulim me procesin e votimit dhe numërimit të votave.
a.y/NOA