English

Kursime dhe shkurtime në masë, parlamenti grek miraton buxhetin 2011

Athinë, 23 dhjetor, NOA – Mes shkurtimesh dhe kursimesh në masë, karakterizohet buxheti i Greqisë për vitin 2011, i cili u miratua mes debatesh dhe kundërshtish të shumta nga deputetët grekë.

Kjo do të thotë se gjatë vitit të ardhshëm, populli grek do të përballet me mjaft vështirësi, të trashëguara nga një krizë e paparë ekonomike e këtij vendi.

Qytetarët e kanë cilësuar këtë Krishtlindje si më të vështirën në jetën e tyre, prej dekadash që ka përjetuar ndonjëherë ky vend.

Konkretisht, buxheti parashikon që të ulet në masën 7.4 përqind borxhi i ri i vendit, ndërsa vjet ai ishte në masën 15.4 përqind.

Nga ana e tij, ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu e ka vlerësuar pozitivisht buxhetin për vitin 2011.

"Ky buxhet kontribuon që ne t'i plotësojmë plotësisht detyrimet tona ndërkombëtare. Madje si nga pikëpamja kualitative edhe nga ajo kuantitative", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE