English

Maqedonia ndalon administratën të festojë me buxhetin e shtetit

Shkup, 23 dhjetor, NOA- Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që i ndalon organeve shtetërore dhe drejtorive të festojnë festat e fundvitit me buxhetin e tyre.

“Ndalohet festimi në llogari të ndërmarrjeve, të mos ndahen paketa të fundvitit me para buxhetore dhe të mos paguhen regreset dhe beneficionet e tjera për punonjësit siç është edhe K-15”, theksohet në vendimin e qeverisë.

Organet shtetërore, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore ndalohen që festat e fundvitit ti festojnë me ceremoni të ndryshme në llogari të buxhetit shtetëror.

Kjo masë e marrë vjen si rrjedhojë e krizës ekonomike që ka prekur vendin.

(INA)/NOA

KOMENTE