English

Masakroi me thikë dhe me grushte dy të moshuar, paditet 35-vjeçari

Vlorë, 23 dhjetor, NOA – Dy pensionistë janë gjetur nën sulmin barbar të një 35-vjeçari dje në Vlorë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 09:00 dhe autor i saj është Dorjan Spiro Pasha banues në lagjen ”Uji Ftohtë”.

Paraditen e djeshme, Pasha ka qëlluar më grushte dhe me mjete të forta dy të moshuarit në vendin e quajtur Kalaja në Lagjen ”Uji Ftohtë”.

Dy të moshuarit që kanë rënë pre e dhunës së 35-vjeçarit janë, R. F., 65 vjeç, N. F., vjeç 78, të dy banues në Lagjen ”Uji Ftohtë” Vlorë.

Pas sherrit ndodhur paradite dy të moshuarit kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzim penal për të Dorjan Pashën.

Nga ekspertiza mjekoligjore që u bë dy të moshuarave, rezultoi se ata janë goditur dhe me një send të mbrehtë, që mendohet të ketë qenë thikë.

a.k/NOA

KOMENTE