English

Mitrovicë, tentohet të vritet një serb, i pazbuluar agresori

Leposaviç, 23 dhjetor, NOA – Policia e Kosovës informon se në komunën Leposaviç të Mitrovicës në veri të Kosovës janë sulmuar me armë zjarri dy shtetas serbë. Burime nga policia e Kosovës informuan se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së mërkurës kur një veturë me targë Kosove, në të cilën gjendeshin drejtuesi dhe një bashkudhëtar, të dy të përkatësisë etnike serbe, po qarkullonte në aksin rrugor LeposaviçMitrovicë dhe në vendin e quajtur Lumi i Cerajës, u godit nga nga një person që ndodhej brenda një veture që po i ndiqte pas.

Sipas policisë makina e dy serbëve po ndiqej nga një veturë e dyshimtë e tipit Opel Zafira, e cila kishte sinjalizuar të ndalonte drejtuesin e makinës me targa Kosove, në drejtim të rrugës që shpie për në manastir.

Sveti Petke me të ndaluar nga ana e veturës së dyshuar është shtënë me armë zjarri, dhe pas largimit të agresorit rezultoi se drejtuesi serb i veturës i gjinisë kishte marrë lëndime, e pas trajtimit në spital është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e para të bëra nga ana njësisë rajonale të hetimeve rezultojnë se përveç veturës në ikje në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar edhe bashkudhëtari i viktimës, i cili me urdhër të prokurorit është liruar.

Policia e Mitrovicës po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

mit/NOA
KOMENTE