Uashington, 23 dhjetor, NOA – Homoseksualët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do mund të shërbejnë në ushtri si gjithë meshkujt e tjerë.
Këtë tashmë e ka lejuar edhe vetë presidenti amerikan, Barak Obama, i cili nënshkroi dje ligjin përkatës që e lejon këtë kategori të kryejë shërbimin ushtarak si gjithë të tjerët.
Obama tha se shfuqizimi i politikës “Mos pyet, mos trego” do të forcojë sigurinë kombëtare dhe do të mbrojnë idealet për mbrojtjen e të cilave burrat e gratë në uniformë rrezikojnë jetën.
Ndërsa Kongresi amerikan, e miratoi ligjin javën e kaluar.
Deri tani, politika “Mos pyet, mos trego” e ish-presidentit Bill Klinton, i detyronte pjesëtarët e forcave të armatosura të mbanin sekret orientimin e tyre seksual ose në të kundërtën, përballeshin me përjashtim nga radhët e ushtrisë.
n.e/NOA