English

OKB: Bregu i Fildishtë, në pragun e Luftës Civile

Nju Jork, 23 dhjetor, NOA – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Bregu i Fildishtë gjendet në pragun e një lufte civile, për shkak të tensionit të lartë politik të krijuar në këtë vend.

Kjo pasi edhe presidenti i vetëshpallur i këtij vendi, Laurent Gagbo, i ka bërë thirrje popullit të tij që të bëhet gati për një luftë civile.

“Ne duhet të çlirojmë vendin tonë, kështu që u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin armët dhe të luftojmë. Ne do të mbajmë gjithçka, madje do ta mbrojmë me jetën tonë sovranitetin e vendit, nga ndërhyrjet e jashtme dhe të brendshme.
Ndërsa OKB i ka kundërshtuar këto thirrje, duke i akuzuar përkrahësit e Laurent Gbagbos, se i ka humbur zgjedhjet presidenciale dhe se ka rekrutuar mercenarë liberianë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se kampi i Gbagbo po përpiqej t’i bënte bllokade misionit të OKB-së, që mbron rivalin e zotit Gbagbo, Alessane Ouattara dhe se se situata mund të behet kritike brenda disa ditësh.

Ndërkaq, ai u bëri thirrje për ndihmë vendeve të tjera për të ndihmuar misionin e OKB-së në Bregun e Fildishtë.

Ndërkohë, dhuna është rritur nëpër rrugë dhe vendi ndodhet pothuajse në izolim të plotë, ku as radio dhe as televizionet nuk transmetojnë më.
Gjatë protestave te dhunshme, ditët e fundit kanë mbetur të vrarë rreth 40 persona.

n.e/NOA

KOMENTE