E enjte, 23 dhjetor, NOA- Michael Schumaker, vetëm një vit nga rikthimi i tij në garat me makinën Mercedes, shprehet se, “Unë besoj se në harkun e dy-tri viteve do të jem sërish kampion bote”.
Tashmë në moshën 41-vjeçare ai pohon se po punohet për 2011-n.
“Në skuderinë tonë, të gjithë janë optimistë, të motivuar dhe kanë besim se do të përmirësohemi”, është shprehur Schumaker në adresën e tij zyrtare.
Më tej ai vijon duke thën se, në 2010-n nuk arritëm rezultatet që prisnim, për unë besoj se vitin e ardhshëm do të luftojmë për titullin.
Rikthimi i tij sërish në garat e Formula1 është konsideruar si një dështim nga ana e specialistëve.
a.y/NOA