English

SHBA, CIA krijon një grup pune anti-Wikileaks

SHBA, 23 dhjetor NOA - CIA ka organizuar një grup pune për të vlerësuar ndikimin e publikimit të mijëra dokumenteve konfidenciale të diplomacisë dhe ushtrisë amerikane në WikiLeaks.

Specialistët e CIA, do të përcaktojnë gjithashtu, nëse e gjithë kjo gjendje mund të ketë pasoja tek informatorët e jashtëm, të cilët nuk mund të tregojnë më besim në rezervimet private amerikane që u sigurojnë jetën.

Deri tani duhet thënë se CIA nuk është prekur nga stuhia e WikiLeaks. Në materialin e lëshuar deri më tani, faktikisht CIA nuk paraqitet shumë herë dhe nuk ndodhet në asnjë nga informacionet që mund të dëmtojnë funksionimin e saj.

Është një fakt shumë i kënaqshëm për të gjithë veteranët e CIA-s dhe kjo pasi agjencia u kritikua, sidomos pas 11 shtatorit 2001, ku nuk shpërndau informacionin e saj me degët e tjera të qeverisë amerikane.

r.b/NOA

KOMENTE