English

Sherr në urban, italiani plagos me thikë të riun shqiptar

Rovigo, (Itali), 23 dhjetor, NOA - Nuk janë vetëm shqiptarët ata që janë autorë të dhunës në vendet ku kanë emigruar. Në jo pak raste emigrantët janë bërë pre e sulmeve nga vendasit. Një rast tipik është i i plagosjes së ndodhur dje në provincën e Rovigos në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se një i ri nga Shqipëria është plagosur me thikë në mes të autobusit urban.

Autori i plagosjes ka qenë një 47-vjeçar nga Italia, i cili e ka qëlluar shqiptarin pas një debati që kanë pasur në mjetin urban.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se zënka ka ndodhur për motive të dobëta. Emrat e personave nuk janë bërë publik nga policia, e cila ka sqaruar se ka nisur procedim penal për agresorin italian.

Sipas dëshmitarëve ka 42-vjeçari e ka qëlluar në stomak disa herë të riun shqiptar, duke e lënë atë të gjakosur në mes të autobusit urban.

Ngjarja ka shkaktuar panik mes pasagjerëve, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se djaloshi i plagosur është shtruar në spitalin e Shën Anës në Rovigo dhe sipas mjekëve mund të shërohet brenda tetë ditëve.

a.k.NOA

KOMENTE