Morgano, (Itali), 23 dhjetor, NOA – Karabinierët e kanë quajtur një skenë të denjë për filmat e Bad Spencer dhe Terenc Hillë, sherrin e dy shqiptarëve në një lokal në Morgano të Italisë.
Dy të rinj shqiptarë kanë arritur të shkatërrojnë plotësisht një lokal pas një sherri që kanë pasur me pronarin. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se ngjarja ka shokuar, jo vetëm klientët e barit “La Rotonda” në Badoere, por kanë lemerisur edhe banorët e lagjes.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se dëmi i shkaktuar në bar ka arritur vlerën e 15 mijë eurove. Ndërkohë që dy shqiptarët kanë dëmtuar dhe një makinë të policisë.
Dy shqiptarët janë arrestuar pas shumë mundimesh nga policia pasi kanë qenë në gjendje të dehur. Karabinierët kanë dhënë edhe emrat e tyre, ata janë; Domi Dritan, 34-vjeç dhe Orlando Hima 27-vjeç.
Gjithçka ka nisur kur pronari i lokalit ka refuzuar tu shërbejë pije të tjera dy shqiptarëve. Ai u ka thënë se janë shumë të dehur dhe nuk mund t’u jap alkol tjetër, pasi mund të shqetësojnë klientët.
Në këtë moment dy të rinjtë janë nxehur, madje ata kanë goditur dhe kamarieren duke bërë dhe akte të shëmtuara. Ky moment ka bërë që të nis edhe sherri i madh. Pasi janë rrahur me pronarin, shqiptarët kanë nisur të thyejnë gjithçka kanë gjetur në mure, tavolina dhe në banakun e lokalit.
Më pas ka ardhur policia ku pesë makina kanë rrethuar lokalin. Por nën avujt e alkolit dy shqiptarët kanë thyer edhe xhamat e makinave të karabinierëve, duke dëmtuar seriozisht një prej makinave.
a.k/NOA