Shkodër, 23 dhjetor, NOA – Pas ditëve të vështira të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës por edhe në lagjet e qytetit të saj, një nga frikërat e banorëve të evakuuar ishte se mos shtëpitë e bizneset e tyre nën ujë bëheshin objekt vjedhjesh, e ndërkaq duket se dy shkodranë janë arrestuar pasi tentuan të vidhnin shitoren private të një fqinjit të tyre në një nga lagjet e përmbytura gjatë fatkeqësisë natyrore atë, “Iliria”. Burime nga policia e Shkodrës bënë të ditur se ndalimi i dy shtetasve u arr mbrëmë në orën 17.00.
Seksioni i Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Shkodrës ndaloi sakaq shtetasit Vilian Rami 30 vjeç dhe Ervin Durra 22 vjeç, që të dy lindur e banues në lagjen “Iliria”, në Shkodër.
Pas hetimeve të uniformave blu të Shkodrës rezultoi se dy personat e ndaluar në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të vidhnin një dyqan që ndodhet në lagjen “Iliria”, laguen ku dy të ndaluarit banojnë, një vjedhje e mbetur në tentativë pas kapjes së tyre nga policia.
Vilian Rami dhe Ervin Durra po procedohen për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim.
mit/NOA