English

Shpërthen bombola e gazit, digjet komshia që ndihmoi për fikjen e zjarrit

Vlorë, 23 dhjetor, NOA – Shpërthimi i një bombole për pak është kthyer në tragjedi për familjen Velaj në Orikum të Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se dje, afër mesnatës ka shpërthyer bombola e gazit në familjen e Krenar Velajt në Orikum. Bombola ka shpërthyer në një barakë që familja e përdoret për gatim ngjitur me shtëpinë.

Pas shpërthimit familjarët dhe komshinjtë e familjes Velaj kanë ndërhyrë për të shuar flakët, të cilat rrezikonin dhe disa banesa të tjera.

Gjatë fikjes së zjarrit në këtë objekt është djegur pjesërisht Shqiponja Mete Nelaj, 46 vjeçe, e cila ka ndihmuar për fikjen e zjarrit. 46-vjeçarja Nelaj është komshie me familjen e pronarit të objektit të djegur.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Nelaj ka marrë plagë të lehta në duar në dhe në fytyrë. Ajo është shtruar ne Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE