Fier, 23 dhjetor, NOA – Gjykata e Apelit të Fierit ka marrë në shqyrtim njohjen e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, për dënimin me 14 vjet burg të 34-vjeçarit Renardo Nallbani.
Bëhet me dije se Gjykata italiane kërkoi edhe konvertimin e tij që për të dy veprat penale, për të cilat shqiptari në fjalë akuzohet nga shteti fqinj, të dënohet me 11 vjet burgim.
Në këtë kuadër, Gjykata e Fierit e ka pranuar këtë konvertim, duke e shpallur si të dënuar vetëm me 11 vite burg të dënuarin.
Nga përmbajtja e vendimit penal nr.1735, të Gjykatës së Apelit të Torinos, rezulton se Renardo Nallbani, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 73 (Prodhimi, trafikimi dhe mbajtja e paligjshme e substancave narkotike dhe psikotrope) dhe 74/1 (Organizatë e formuar për trafikimin e substancave narkotike ose psikotrope), të Dekretit të Presidentit të Italisë dhe është dënuar me 21 vjet burgim.
Por më pas, i është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim.
n.e/NOA