English

Vazhdon seanca maratonë, opozita akuzon kryeministrin dhe qeverinë si të lidhur me krimin

Tiranë, 23 dhjetor, NOA-Ndërsa kanë kaluar disa orë nga seanca e fundit parlamentare për këtë vit, vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar kreun e qeverisë si një komunist të reformuar dhe se sipas tij ai e ka lënë vendin mbas vendeve të BE-së.

Në fjalën e tij deputeti i qarkut të Elbasanit tha se, djali i kreut të qeverisë është ndër personat më të inkriminuar në vend, madje sipas tij, ai është bërë si numrat e verdhë, kur sa herë arrestohet dikush menjëherë ndërhyn djali i kryeministrit.

Më herët, ishte deputeti socialist Arben Ahmeti ai i cili e akuzoi qeverinë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe kriminelët.

Nga ana e tij deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, denoncoi një sërë parregullsish nga ana e opozitës, duke i cilësuar ato si pengesa për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, dhe si një pengesë kyçe për statusin e kandidatit.

Kjo seancë është thirrur për të diskutuar përgjigjen negative nga ana e Komisionit të Europës, për statusin e kandidatit të Shqipërisë.

a.y/NOA

KOMENTE